Pas 5 orësh, përfundon me sukses ndërhyrja e rrallë në veshka në QSUT

schedule12:01 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:01 - 5 Nëntor, 2020

Realizohet në ambientet e QSUT, një ndërhyrje e vështirë për heqjen e tumorit masiv në veshka.

Ndërhyrja e cila zgjati 5 orë është bërë tek një 61-vjeçar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa ka publikuar fotografitë në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kjo ndërhyrje që nuk u realizua në asnjë strukturë jo-publike në vend, u krye me sukses në QSUT.

Statusi:

Një ndërhyrje e rrallë në veshka, e cila nuk u realizua dot në asnjë strukturë jo-publike në vend dhe nuk u mor përsipër edhe në disa klinika jashtë vendit për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është arritur të kryhet me sukses në qendrën tonë të ekselencës për operacione të vështira, në QSUT.

Kjo falë meritës së mjekëve tanë të talentuar në shërbimin e #urologjisë dhe kushteve që janë krijuar në spitalin modern të kirurgjisë

Ekipi i drejtuar nga dr. Aurel Janko, dr. Petrika Gjergo, dr. Amarilda Arapi, dr. Gjergj Karamitri dhe infermiere instrumentare Marsilda Allbani kanë realizuar ndërhyrjen delikate për heqjen e një tumori masiv në veshka (nefrektomi radikale dexter plus cavotomy me trombektomi) tek një 61-vjeçar dhe ndërhyrja që zgjati rreth 5 orë, ka përfunduar me sukses.

Çdo ditë një hap përpara drejt ShëndësisëqëDuam.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!