Pas 44 vitesh pritje, vajzat në Iran do të lejohen në stadiume

schedule13:00 - 1 Korrik, 2023

schedule 13:00 - 1 Korrik, 2023

Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Shtetërore ka lejuar gratë e këtij vendi të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve “ISNA”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se stadiumet “Gol Gohar” në Sirjan, “Naghsh-e Jahan” dhe “Foolad Sahr” në Isfahan dhe “Gadir” në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi “Azadi” në Teheran do të duhet të përgatitet.

“Gratë do të mund të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e projektit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Sporteve dhe Politikës Rinore, Asambleja Kombëtare e Irani dhe dy institucione të Ministrisë së Informacionit janë duke zhvilluar një plan për zbatimin e reformave”, ka thënë Taj.

Gratë në Iran janë ndaluar të marrin pjesë në ngjarje sportive për meshkuj që nga Revolucioni Islamik në 1979.

Në vitin 2018, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, autoritetet iraniane lejuan gratë që herë pas here të ndiqnin ndeshjet e futbollit të kombëtares iraniane./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!