Pas 40 ditëve izolim: Të moshuarit të lumtur që dolën, kërkojnë që kjo të ndodhë sërish

schedule17:46 - 18 Prill, 2020

schedule 17:46 - 18 Prill, 2020

Paraditen e të shtunës kanë pasur mundësi për të lëvizur vetëm mosha e 3. Të shumtë ishin ata që kanë zgjedhur të ecin në këmbë për tu ajrosur. Të gjithë ishin të lumtur që kishin mundësi të dilnin nga shtëpia, pasi ishin të izoluar për shkak të epidemisë, së COVID-19.

Dy prej tyre shprehen: Shyqyr që po lëvizim se ngelëm brenda, na dhembte i gjithë trupi.

Të shumtë kanë qenë ata të moshuar të cilët kërkojnë që edhe ditët në vazhdim t’u krijohet mundësia që të dalin nga shtëpia për të marrë ajër të pastër.

“Ore ne duam që për ditë të dalim nga pak. Se unë jam edhe invalid. Po të rri brenda, fillojnë me dhembin këmbët, më dhemb i gjithë trupi”, thotë një tjetër pensionist.

Pensionistet kane treguar për Abc News së si është një ditë normale e tyre në izolim.

Kjo është mënyra sesi e përballon një prej tyre: Në izolim mundohemi ta mbajmë trupin në formë, tu ec nëpër shtëpi. Lexojmë, shohim televizor.

Njëri prej të moshuarve i bëri apel autoriteteve që, të krijohet mundësia edhe për fëmijët, që të kenë mundësi për të dalë dhe për të luajtur në parqet e pallateve.

I moshuari shprehet:

“Kështu siç e bëjnë për pensionistët, unë them ta bëjnë edhe për fëmijët e vegjël. Kanë nevojë fëmijët të dalin, të shkojnë të lozin. Duke mbajtur rregullat, por edhe fëmijët kanë nevojë. Si puna jonë sot edhe fëmijët kanë nevojë të dalin.”

Plani i masave të ndërmarra nga Ministira e Shëndetësisë nuk i lejon të moshuarit që të dalin, nga shtëpia. Disa prej tyre janë dakord për masat pasi e theksojnë se janë në dobi të tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!