Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas 3 orësh, mbyllet protesta e Berishës dhe Metës: Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë

schedule19:02 - 12 Nëntor, 2022

schedule 19:02 - 12 Nëntor, 2022

TIRANË – Pas 3 orësh është përmbyllur protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Kjo protesta ka qenë kryesisht e qetë, ndërsa vetëm në fund u shënuan disa incidente për shkak se protestuesit hodhën bojë ndaj godinës së kryeministrisë dhe u shoqëruan nga policia.

I pari i PD-së, Sali Berisha zbuloi edhe sloganin e kësaj proteste: “Shqipëria në Rrezik, t’ia dalim zot bashkë!” . Sali Berisha dhe Ilir Metën, që organizuan protestën e parë kombëtare së bashku, si drejtues të opozitës, dolën secili nga zyra e vetë, shoqëruar me mbështetës të tyre.

Dy liderët e opozitës, u bashkuan para Kryeministrisë. Dy ish-kryeministrat Berisha dhe Meta, që jo rrallëherë kanë parë nga dritarja e zyrës ku sot qëndron Rama, mijëra qytetarë, ua lanë stafetën e protestës qytetarëve për të treguar zemërimin e tyre ndaj keqqeverisjes. Ishte një fjali që përsëritje mes çdo fjalimi, që u mbajt në podium.

Pankartat kundër Kryeministrit dhe flamujt nuk ishin në masë. Skenari i protestës solli në podium zëra përfaqësues të problematikave që ka ngritur opozita këto muaj, nga protesta e studentëve, pedagogëve, mjekëve, tregtarëve dhe rreziku i shpopullimit të vendit.

Nga Partia e Lirisë ishte kryetari i saj, Ilir Meta, i vetmi që u ngjit në podium. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Meta tha se Rama nuk ka në qendër të vëmendjes së tij interesin e qytetarëve, por interesat personale.

Nga ana tjetër Sali Berisha e ka cilësuar Ramën si armikun më të egër që pas Enver Hoxhës. Berisha tha se do t’i japin fund monizmit të tij, ndërsa Ramën do ta çojnë pas hekurave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!