Pas 28 vitesh martesë, prindërit e Miley Cyrus po ndahen

schedule17:00 - 12 Prill, 2022

schedule 17:00 - 12 Prill, 2022

Nëna e këngëtares së njohur, Miley Cyrus, Tish, ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga bashkëshorti, Billy Ray Cyrus, pas 28 vjetësh martesë.

Sipas dokumenteve gjyqësore, aktorja dhe producentja 54-vjeçare ka bërë kërkesë për shkurorëzim javën e kaluar në Tennessee, duke i dhënë fund martesës pothuajse 3-dekadëshe me legjendën e muzikës country, Billy Ray.

Tish ka deklaruar se ajo dhe Billy nuk jetojnë bashkë për më shumë se dy vjet. Sakaq, ajo ka bërë kërkesë që pronat e tyre martesore të ndahen në mënyrë të barabartë.

Çift u martua në vitin 1993 dhe kanë pesë fëmijë së bashku, Noah, Braison, Miley, Trace dhe Brandi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!