Pas 15 ditësh vrapim, atleti bullgar mbërrin në Durrës

schedule22:45 - 23 Maj, 2019

schedule 22:45 - 23 Maj, 2019

Pasi vrapoi për 1200 kilometra, atleti bullgar Kras Xhorxhiev mbërriti të enjten rreth orës 16 në qytetin e Durrësit.  Sportisti bullgar bëri të ditur se ka ëndërruar gjithmonë bashkimin e shteteve nëpëtmjet një autostrade në Korridorin 8.

Pas vrapimit për 1200 kilometra atleti bullgar Kras Xhorxhiev mbërriti rreth orës 16:00 në qytetin e Durrësit. Sportisti bullgar u prit me një ceremoni modeste nga kryetari i bashkisë se Durrësit  Vangjush Dako nën prezencën e ambasadorëve të Bullgarisë në Tiranë dhe Shkup.

Kryebashkiaku Dako i uroi mirëseardhjen sportistit bullgar duke vlerësuar iniciativën e tij për bashkimin e shteteve që lidh Korridori 8. Atleti u shpreh se është i lumtur qe pas 15 ditësh, nuk do t’i duhet të vrapojë më, ndërkohë që ka theksuar se ideja e bashkimit të këtyre shteteve nëpërmjet një autostrade ka qenë një dëshirë e hershme e tij.

“Jam i lumtur që pas 15 ditësh nuk do të vrapoj mq. Du atë falënderoj të gjithë ata që mbështetën iniciativën time. Unë jam i bindur se korridori numër 8 nuk është vetëm një korridor transporti por është rrugë e lidhjes midis njerëzve. Duhet të japim mesazh të qartë për Evropën se popujt tanë e duan korridorin e tetë pasi kështu do të jemi më të bashkuar”.
Ne mënyre simbolike atleti bullgar kishte marrë një shishe me ujë nga Deti i Zi për ta hedhur në detin Adriatik në Durrës si simbol i bashkimit të dy deteve që janë në skajet e korridorit 8.
Dokumentet me firmat e kryebashkiakëve të qyteteve nga ku kalon Korridori tete u grumbulluan në fund për t’iu dërguar prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë nga ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!