Pas 100 vitesh, Melburni kalon Sidnejin si qyteti më i madh i Australisë

schedule11:21 - 17 Prill, 2023

schedule 11:21 - 17 Prill, 2023

Për herë të parë që nga shekulli i 19 Melburni ka kaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë. Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.

Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton.

Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.

Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, ka thëën për mediat demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.

Ndryshe nga Sidneji, Melburni e mirëpret diversitetin, tha ajo. Kjo nuk është hera e parë që Melburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.

Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Melburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!