Parullë për Srebrenicën në stadium, ultrasit serbë shpalosin banderolën në Suedi-Serbi

schedule12:56 - 10 Qershor, 2024

schedule 12:56 - 10 Qershor, 2024

Nga ana sportive fillimisht ishin të shqetësuar, e më pas të kënaqur. Gjithsesi, kur skuadrat kombëtare të Ballkanit dalin në fushë, nuk flitet gjithmonë vetëm për futboll, por edhe për patriotizëm, nacionalizëm, dhe provokime. Një i tillë, episodi i radhës, ndodhi në “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, ku Serbia fitoi 3-0 miqësoren ndaj Suedisë vendase.

Përtej kënaqësisë për rezultatin, që erdhi pas humbjes shqetësuese 1-2 në fushën e Austrisë, disa nga ultrasit miq gjetën momentin për një “provokacija”, teksa në stadium u shpalos një transparent ku ishin shkruar dy vargje, “Kombi gjenocidal kur mbyll sytë, sheh për serbët kampin e parë të përqëndrimit në Evropë”.

Nënkuptimi është për kampin e përqëndrimit në Jasenovac, të hapur nga shteti i pavarur i Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku humbën jetën dhjetëra mijë serbë, romë, hebrej e partizanë.

Kjo banderolë nga këta tifozë serbë ishte një lloj përgjigje në distancë për miratimin e rezolutës në OKB, ku vrasja e rreth 8 000 burrave e djemve në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës nga forcat serbe u cilësua gjenocid dhe deri më tani nuk dihet nëse UEFA do të marrë ndonjë masë, teksa nuk ka një reagim zyrtar e po ashtu, nuk dihet nëse incidente të tilla do të ndodhin gjatë Kampionatit Evropian, ku janë në të njëjtën kohë, Serbia, Kroacia dhe Shqipëria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!