Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak javë më parë. Kurioziteti për çiftin e sapomartuar është i madh ndërkohë që së fundmi partnerja e këngëtarit ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram. Duke iu përgjigjur interesit të tyre, ajo ka pohuar se jeton me prindërit e Shpatit ndërsa ka shkruar dhe fjalët më të bukura për ta.
“Po jetoj me mamin e Shpatit e për mua është bërë nënë e dytë. Asnjëherë s’do kisha pranu që të jetoj vet nëse partneri i ka prindërit e sidomos që mami është ekstrem e edukume, e emancipume që ma kupton botën e më përkrah me aq sa ka mundësi. Besom qe sa do rehat të duket të jetosh vet, në fillim të krijimit të familjes gjithmonë me të moshuarit kanë impakt të mirë.
Mirëpo duhet ta kuptojmë dhe në botën e tyre. Askush nuk është perfekt, secili nga ne ka mangësi, por kur ke pranë vjehrri që t’i shfaqin anët pozitive e të bëjnë si vajzën e tyre atëherë natyrshëm të shtohet dashuria. Unë pa mamin s’do isha këtu ku jam sot. Por gjithkush i ka arsyet e veta dhe secili e din vet si don të jetoj. Mjafton të keni lumturi në çift”, shprehet Selvija. /abcnews.al