Partnerja e Shpatit festoi ditëlindjen, publikon pamjet nga surpriza që i bëri këngëtari

schedule16:36 - 24 Gusht, 2021

schedule 16:36 - 24 Gusht, 2021

Një ditë më parë, Selvije Jao festoi ditëlindjen dhe partneri i saj, Shpat Kasapi ndau për të gjithë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë. Thashethemet qarkullonin prej kohësh, por këngëtari vendosi ta konfirmojë lajmin e bukur në një ditë speciale për bashkëshorten e tij.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, mommy to be soon. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një engjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë.”, shkroi Shpati.

Por Shpati nuk është mjaftuar me kaq, pasi e ka surprizuar partneren me një festë. Siç vihet re dhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, këngëtari shihet teksa i këndon dhe përqafon Selvijen ndërsa ndodhen mes miqve më të afërt. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!