Partnerja e Ronaldos bën gjestin bujar me paratë që mori nga “Sanremo”

schedule09:05 - 8 Shkurt, 2020

schedule 09:05 - 8 Shkurt, 2020

Pak ditë para se të ngjitej në skenën e “Sanremo 2020”, Georgina Rodriguez po vinte në dyshim pjesëmarrjen e saj.

E gjitha kjo për shkak të pagesës, e cila sipas modeles ishte e ulët.

Produksioni kishte vendosur një shumë prej 20-25 mijë eurosh, ndërsa Georgina kerkoi 140 mijë.

Sipas mediave italiane, kjo shumë u pranua nga produksioni dhe Georgina u pagua më shumë nga sa ishte planifikuar.

Këto para që mori, modelja nuk po i shpenzon për të blerë veshje të shtrenjta, apo për pushime luksoze.

Bëhet me dije se paratë ajo i ka dhuruar për t’u ndërtuar një spital në Torino.

Spitali është për fëmijët dhe ka vërtet nevojë për investim.

Kjo nuk është hera e parë që modelja bën një gjest bamirësie.

Së bashku me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo-n, ajo shpesh dhuron para për njerëzit në nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!