Partnerja e DiCaprio-s flet për diferencën e tyre në moshë

schedule11:17 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 11:17 - 4 Dhjetor, 2019

Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio po shijon romancën e tij me modelen e njohur Camila Morrone.
45-vjeçari dhe 22-vjeçarja kanë plot 23 vite diferencë me njëri-tjetrin, mirëpo duket se modelja nuk e ka aspak problem këtë. Për “Los Angeles Times”, Morrone tregoi se ndryshimi i madh në moshë me partnerin nuk ka kurrfarë rëndësie për të.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë diference të mëdhe në moshë.  Unë thjesht mendoj se dikush duhet  të dalë me kë dëshiron ai ose ajo”.- u shpreh modelja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!