Partnerja e Di Maria hodhi vrer, zyra e shtypit të kryebashkiakut i kthehet keq

schedule21:58 - 8 Maj, 2020

schedule 21:58 - 8 Maj, 2020

Jorgelina Cardoso, partnerja e Angel Di Maria, ka hapur polemika me një deklaratë të bërë në një emision në Spanjë.  “Ju luta, Angel, ikim kudo, vetëm në Angli jo. Dhe një vit më pas ishim në Manchester e marrtë dreqi”,

“Nuk më pëlqeu asgjë atje. Njerëzit ishin të gjithë të dobët, të çuditshëm. Ju jeni duke ecur në rrugë dhe nuk e dini nëse do t’ju vrasin ose jo. Ushqimi i ishte i shpifur, kurse femrat përdorin shumë ‘make up’. Si të ishin kukulla”, shprehej Jorgelina për “Los Angeles de la Manana”

Zyrat e shtypit e kryebashkiakut të Manchester, Andy Burnham, ka reaguar pas deklaratës së Jorgelina: “Pajtohem me të në një pikë, pasi kam qenë një përkrahës i Manchester United gjatë gjithë jetës sime dhe ajo periudhë edhe për mua ka qenë stresuese. Burri i saj u ble për 60 milion sterlin dhe u shit një vit më pas si një nga prej dështimeve më të mëdha të United.

Sa i takon ushqimit, ne kemi shumë restorante të jashtëzakonshme në të gjithë rajonin dhe qytetin tonë. Mund veçse të mendoj që pjesa e gojës që shijon ushqimet e ka humbur funksionin për shkak se është shumë e hidhur dhe thartuar.

Për të kaluar te kultura, kur mendoj për Manceshterin, mendoj për Revolucionin Industrial, Marks dhe Engels, kompjuterin, ndarjen e atomit, tekstilet, hekurudhat, futbollin dhe muzikën.  I uroj çiftit më të mirat gjatë kësaj periudhe izolimi dhe shpresoj që ajo ta përdorë kohën me mençuri, duke hequr pluhurin nga çantat e tepërta dhe të shtrenjta të saj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!