Partneria ka 4 kërkesa, Gena zotohet në program! Ç’premtoi këngëtari? Flet edhe për vajzat

schedule16:19 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 16:19 - 30 Dhjetor, 2020

Këngëtari tejet i dashur për publikun, ishte i ftuari special ketë 30 dhjetor me Ermal Peçi në programin ‘Abc e pasdites’.

Duket se as Gena nuk do ti shpëtonte intervistave të ndjera të Ermalit as edhe surprizave të programit. Një letër konfindenciale erdhi në studio, në atë që moderatori e konsideron momentin më të bukur të programit.

Edhe pse në fillim pak konfuz, pasi siç pohoi Gena, nuk është njeri i debateve apo konflikteve, pranoi që Ermali ta hapte letrën drejtuar tij. Në fakt brenda zarfit fshiheshin 4 kërkesa për vitin 2021 për të cilat Gena duhet të zotohej se do ti përmbushte.

Ato ishin: Më pak orë në studio muzikore, më pak orë në peshkim, kujdesje të shtuar për Majkun (qeni) dhe më pak shpenzime për blerje. Gena buzëqeshi gjatë kohës që Ermali lexonte duke pohuar se e kuptoi cila fshihej pas letrës : Normal, maçoku I shtëpise.

Kërkesat tha Ermali i adresonte Lori, partneria e tij, teksa Gena tha se nuk do të bëj më blerje për 2021 duke shtuar se do pakësoj orët e peshkimit. Përsa i përket qenit ai tha se kujdeset për të edhe pse Lori tha të kundërtën. Në rubrikën ‘Reflektim’ teksa Ermali e pyet për raportin me vajzat e tij ai pohoi se do donte ti kishte dedikuar më shumë kohë.

‘Më keq  me to, kam bërë që s’kam qëndruar shumë më to” – përfundoi Gena.