Manchester United po mendon edhe për sezonin e ardhshëm. Një dëshirë e kahershme e drejtuesve të klubit anglez është Raphael Varane, qendërmbrojtësi i Real Madrid.
Francezi ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me “Los Blancos”, aty ku luan prej korrikut të vitit 2011. “Djajtë e Kuq” e shohin si partnerin ideal të kapitenit Harry Maguire në repartin defensiv.
Mediat britanike raportojnë se klubi i Premier League do të nisë sulmin për shërbimet e kampionit të botës në fund të sezonit.
Varane nuk ka në plan të rinovojë kontratën dhe kampionët e Spanjës do jenë të detyruar ta shesin verën e ardhshme, pasi 27-vjeçari do të futej në sezonin e fundit me ta.
Reali e vlerëson me një çmim prej 70 milion eurosh, por në Angli janë të bindur që kartoni i tij mund të sigurohet për një shumë më të vogël. /abcnews.al