Fernando Augusto është lojtar i Partizanit dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi. Mbrojtësi i krahut të majtë ishte bashkuar me skuadrën, por mungonte komunikata e klubit të kuq për afrimin e tij.
“FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave në Maqedoninë e Veriut te Pelister dhe së fundi te FK Makedonija Gjorce Petrov.
Drejtuesit dhe 28-vjeçari brazilian kanë firmosur kontratën deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit. / abcnews.al