Vijon kriza te ekipi i Partizanit. Të kuqtë janë mposhtur 0-2 nga Teuta duke regjistruar ndeshjen e 3 radhazi pa fitore.
Sa i përket ndeshjes, Teuta realizoi nga një gol për çdo pjesë me autor Marku 40′ dhe Kallaku 64′.
Kjo humbje i heq mundësinë Demave të rrëmbenin vendin e parë që mbahet nga Tirana, ndërsa Teuta shpëton nga zona e rrezikut teksa renditet e 7 me 21 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Partizani pret Egnatian, ndërsa Teuta udhëton në Laç. /G.D abcnews.al/
RENDITJA