Partizani zgjedh trajnerin, Aleksandar Veselinovic firmos me “Të Kuqtë” e kryeqytetit

schedule14:43 - 27 Gusht, 2024

schedule 14:43 - 27 Gusht, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare, me teknikun serb, Aleksandar Veselinovic, i cili do të jetë “timonieri” i radhës i “Të Kuqve”, të Partizanit.

Tekniku 54 vjeçar ka një “CV” të pasur, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar disa skuadra në kampionatin e Serbisë si Spartak Subotica, Vojvodina e Cukaricki, lituanezët e Suduva, si dhe  Al-Dhafra e Al-Batin, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Veselinovic merr drejtimin e Partizanit, pas largimit të Orges Shehit, me këtë të fundit, që dha dorëheqjen pas eleminimit të “Demave”, nga kualifikueset e Conference League, përballë gjeorgjianëve, të Iberia 1999.

Ndërkaq, kujtojmë se në dy javët e para të Superligës, “Të Kuqtë” u drejtuan nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, me këtë të fundit që mundi të sigurojë vetëm 1 fitore, fundjavën që sapo lamë pas përballë Skënderbeut, ndërsa në sfidën hapëse të sezonit u mund 0-1, nga “Kuqeblutë” e Vllaznisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!