Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partizani vendos për mbrojtjen, zyrtarizohen dy talente

schedule14:32 - 31 Janar, 2021

schedule 14:32 - 31 Janar, 2021

Partizani sot , në ditën e fundit të merkatos ka mundur të vendosë për përmirësimin e mbrojtjes dhe ka zyrtarizuar ardhjen e dy talenteve. I pari është Loti Celina, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Godset II në Norvegji.

Ndërkohë, i afruari tjetër është Geri Selita, i cili së fundmi ishte pjesë e Tondela U19 në Portugali. Partizani në këtë mënyrë plotëson organikën në mbrojtje dhe zgjedh të afrojë lojtarë të rinj, që mund të sjellin të ardhura financiare.

POSTIMI – Klubi njofton arritjen e marrëveshjeve me Loti Celina dhe Geri Selita. Dy lojtarët kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysmë.

Loti Celina 20 vjeç kontigjent i përfaqësueses së Kosovës U21 është aktivizuar në radhët e ekipeve Sëansea City U23 dhe Stromsgodset. Geri Selita 19 vjeç së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Tondela në Portugali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!