Partizani ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore, sërish me Pogradecin. “Demat e kuq” kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0.
Autori i golit ishte braziliani Lucas Cardoso, autor i disa golave në miqësoret e verës. Ai së bashku me Tedi Carën po mbajnë peshën e sulmit, në mungesë të Stenio Junior të dëmtuar.
Partizani gjatë kësaj vere ka bërë disa përforcime, ndërkohë që në repartin e avancuar është afruar vetëm i riu Dragaj. / abcnews.al

