Partizani vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. Të kuqtë fituan pastër 2-0 ndaj Kastritot duke thelluar në 8 pikë diferencën me Kukësin që luan të dielen ndaj Tiranës.
Partizani vazhdon rrugën drejt titulli kampion. Të kuqtë fituan përballë Kastriotit me shifrat e pastra 2-0 në ndeshjen hapëse të javës së 21 të kategorisë superiore. Dy golat në pjesën e dytë që mbajnë firmën e Telushit dhe Bardhit i dhanë fitoren Partizanitt e trajnerit Skender Gega, e cila e sheh veten 8 pikë më shumë se Kukësi që luan këtë të dielë ndaj Tiranës. Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë aq sa goditja e parë drejt portës erdhi në minutën e 27 me Asanin. Të kuqtë i shkuan shumë pranë golit të avantazhit në minutën e 44 me Kristi Kote, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Fraksioni i dytë i lojes nis në mënyrën më të mirë për kryeqytetasit.
Bruno Telushi realizon një supergol nga distanca duke i dhënë avantazhin Partizanit. Një gol që ia vlen të rishihet. Të kuqtë nuk ndalen me kaq pasi dyfushojnë rezultatin pak minuta më vonë me Bardhin. Sulmuesi përfiton nga një goditje e Males që ndalet në shtylle duke realizuar qetësisht me portën e boshatisur. Të kuqtë administrojnë mirë lojën duke mos lënë shumë hapësira pas, ndërkohë që i shkojnë pranë golit të tretë me Asanin. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe Partizani fiton tre pikë të arta. /abcnews.al