Të enjten në “Elbasan Arena”, Partizani pret Astanën që fitoi 1-0 në ndeshjen e parë por kualifikimi mbetet i hapur.
Gjatë ditëve të fundit skuadra është stërvitur me regjim kazerme duke u izoluar dhe larg mediave e syve kureshtarë por lajmet pozitive nuk mungojnë.
Eros Grezda ia ka dalë të rikuperohet dhe të jetë gati për duelin e kthimit pasi la fushën e lojës në Astana që në min. 23.
Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me sulmuesin Mba që nëse do të jetë pjesërisht gati, mund të aktivizohet nga stoli por mundësia që ta nisë titullar është shumë e vogël. Në sulm, Grezda dhe Cara do të plotësojnë sulmin ndërsa Taipi do ta nisë pas tyre.
Skuadra është në formë optimale në aspektin fizik duke llogaritur faktin që kjo do të jetë ndeshja e 8 e verës.