Partizani reagon pas akuzave për dhunë kundër Skënderbeut

schedule19:33 - 2 Shkurt, 2019

schedule 19:33 - 2 Shkurt, 2019

Partizani ka reaguar pas aludimeve se ishin tifozët e tij që shkaktuan dhunë ndaj lojtarëve të Skënderbeut në Fushë Krujë. Klubi kryeqytetas ka dalë me deklaratë zyrtare, ku ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Është e vërtetë, – shkruhet në deklaratë, – se klubi ynë ka tifozë në të gjithë Shqipërinë, por tifozët tanë janë më korrektët nëpër stadiume. Nuk e kuptojmë sesi lojtari Neziri I Kastriotit ka arritur të identifikojë agresorët e sulmit ndaj lojtarëve të Skënderbeut”.

Partizani e dënoi incidentin në Fushë Krujë dhe theksoi se ngjarje të tilla nuk duhet të cënojnë aktorët e lojës së futbollit. /abcnews.al