Partizani pret Teutën, Tirana kërkon “mrekullinë” ndaj Erzenit, Superiorja vendos gjithçka në “fund”

schedule20:34 - 25 Maj, 2023

schedule 20:34 - 25 Maj, 2023

Mesditën e sotme, Kampionati shqiptar i futbollit, Abissnet Superiore zhvilloi javën e 35-të, javë që pa triumfin e “demave” të Partizanit ndaj Kastriot dhe barazimin e “bardhebluve” të Tiranës ndaj Bylisit, përballje rezultatet e të cilave hodhën “bardheblutë” nga vendi i parë i renditje, pozicion që u mor nga rivalët historikë të Partizanit.

Me mbylljen e kampionatit vetëm 1 javë larg, ekipet e elitës shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në sfidat e mbetura të Superiores, ndeshje që do të luhen të gjitha ditën e hënë, në orën 16:00.

Kështu, “demat” kryesues do të presin në “Arenën e Demave”, Teutën në përballjen që do vulosë përfundimisht shpalljen e “të kuqve” kampionë të këtij edicioni. “Bardheblutë” rivalë do të udhëtojnë drejt Durrësit, aty ku në “Niko Dovana” i presin “shijakasit” e Erzenit, ndeshje që pritet të jetë tejet e luftuar me kryeqytetasit që kërkojnë barazimin, ndërsa “shijakasit” një “mundësi” për të mbijetuar në Superiore.

Egnatia e kualifikuar për në Evropë do të presë në “shtëpinë” e saj, “verilindorët” e Kukësit, në një përballje që mund të vulosë në mënyrë përfundimtare, qëndrimin e këtyre të fundit në elitë. Bylisi do të kërkojë përballë Vllaznisë mbijetesën, ndërsa “blukuqtë” e Shkodrës duan fitoren për t’iu afruar sadopak një “bilete” Evrope.

Ndërkaq, përballja “më e lehtë” e javë, duket t’i ketë rënë “kurbinasve” të Laçit, të cilët do të presin në “shtëpi”, “krutanët” e Kastriotit, me këta të fundit, që janë zyrtarisht të rënë në Kategorinë e Parë.

Java e 36-të e Abissnet Superiore:

Data 29 maj 2023

Ora 16:00 Partizani – Teuta
Ora 16:00
Erzeni – Tirana
Ora 16:00
Egnatia – Kukësi
Ora 16:00
Bylis – Vllaznia
Ora 16:00
Laçi – Kastrioti /i.m /abcnews.al