Partizani pranë marrëveshjes me sulmuesin Kvame Amponsah

schedule10:43 - 7 Janar, 2019

schedule 10:43 - 7 Janar, 2019

Partizani duket se e ka gjetur sulmuesin që i duhet për fazën e dytë të sezonit. Klubi kryeqytetas është pranë akordit me një futbollit afrikan që luan në Azerbajxhan.

Shpresohet që ky lojtar t’i kryejë sa më shpejt vizitat mjekësore në Tiranë.

Partizani synon të mbyllë sa më shpejt akordin me sulmuesin Kvame Amponsah, që pritet të vijë nga Azerbajxhani.

Futbollisti 26-vjeçar nga Gana luan për Nefçin e Bakusë, kampione e dimrit në Superligën e Azerbajxhanit, dhe cilësohet si një zgjidhje e mirë e sulmit për skuadrën kryeqytetase.

Edhe pse nuk është aktivizuar vazhdimisht si titullar për Nefçin, sërish është lojtar I rëndësishëm për Superligën shqiptare.

Besohet se problemi më I madh për të arritur marrëveshje ka qenë rroga, ndërsa burime pranë Partizanit bëjnë me dijë se Kvame Amponsah ka rënë dakord për 8 000 euro në muaj, një ulje në krahasim me pagën në Azerbajxhan.

Sulmuesi pranon uljen për të pasur më shumë mundësi aktivizimi.

Të kuqtë, ndërkaq, vazhdojnë stërvitjen në Antalia të Turqisë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, ndërsa me vete kanë marrë dy përforcimet e ditëve të fundit.

Ata janë Fatjon Hyseni, një lojtar i krahut të majtë, ka ardhur nga Renova e Maqedonisë, dhe Alesio Hyseni, ish-lojtar I vetë Partizanit, por që luajti për Flamurtarin gjysmën e parë të sezonit.

Kryeqytetasit dëshirojnë të përforcohen dhe me një mbrojtës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!