Partizani “pazar” në Vlorë, një foto i shton më shumë dyshimet

schedule12:31 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:31 - 30 Korrik, 2020

Partizanit i është bllokuar merkato nga FIFA, por në kampin e kuq janë të bindur se do ta zhbllokojnë dhe do të përforcohen. Gjatë kësaj periudhe janë lakuar emra të ndryshëm futbollistësh që mund të veshin fanellën e kuqe.

Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, dje ka deklaruar se merkato do të vendoset nga trajneri i ri dhe favorit për stolin është Ilir Daja. Në vazhdën e zërave, një emër i lakuar për mbrojtjen është edhe Denis Pjeshka.

Shkodrani ka luajtur rregullisht te Flamurtari këtë sezon, duke harruar dëmtime e pësuara më parë. Për t’i shtuar edhe më shumë zërat ka menduar vetë mbrojtësi, i cili ka postuar një foto në “Instagram” dhe shfaqet krah Erald Çinarit dhe Esin Hakajt.

Të tre kanë qenë më parë pjesë e Vllaznisë dhe mund të ribashkohen në kryeqytet. Pjeshka luan si mbrojtës qendre, por edhe në krahun e majtë. Te Partizani kanë nevojë për lojtarë në prapavijë, pasi sezonin e fundit kanë shfaqur probleme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!