Partizani nuk e shmangu dot humbjen në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Europës. Skuadra shqiptare u ndesh me Mariborin e Sllovenisë, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe u mposht me shifrat minimale 0-1. Goli I vetëm I sfidës u realizua në minutën e 50-të nga Gregor Bajde, dhe skuadra sllovene pati përvojë, por edhe fat për të mos pësuar asnjë gol.
Partizani u përpoq shumë, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa qenë në gjendje për të konkretizuar. Kjo humbje e vështirëson shumë pozitën e ekipit të trajnerit Skënder Gega, që duhet të fitojë në Slloveni për t’u kualifikuar, diçka shumë e vështirë.
Luftëtari i Gjirokastrës, ndërkaq, pësoi një humbje të rëndë në Letoni. Pësoi një disfatë 0-5 ndaj ekipit vendas, Vent Spils, duke pësuar të gjithë golat në pjesë e parë, dhe duke qenë praktikisht i eleminuar. /abcnews.al