Skuadra e Partizanit ka mposhtur Kastriotin me rezultatin e thellë 4-2, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Fitore ka regjistruar edhe Skënderbeu i trajnerit Orges Shehi, në transfertën e Besëlidhjes me rezultatin e ngushtë 2-1.
Partizani ka shkatërruar Kastriotin me shirat e thella 4-2 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Fusha katastrofale nuk e pengoi skuadrën e teknikut skender gega te regjistronte nje fitore te bindshme. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Jurgen Vatnikaj, i cili realizon një gol mjaft të bukur. Nuk vonon shumë goli i barazimit me Hebaj, i cili ndihmohet edhe nga një pakujdesi e portierit Puja dhe në Redi Maloku vendoset baraspesha. Kur loja po i afrohej fundit të pjesës së parë, Partizani shënon edhe golin e dytë.
Kësaj radhe shënon Mensah duke kaluar për herë të parë në avantazh Partizanin. Në pjesën e dytë Partizani ishte akoma me kërkues. Kësaj radhe ishte Lorenc Trashi që përfitoi nga një gabim i portierit Puja duke shënuar golin e tretë për të kuqtë. Vetëm një minutë më pas Kastrioti e bën akoma më emocionuese sfidën pasi ngushton diferencat me Julian Shehun.
Nuk përfundon me kaq pasi Partizani shënon edhe golin e katër me Ruben Hebaj që shënon dopietë personale dhe i vendos kapakun sfidës. Partizani arrin një fitore të thella 4-2 duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën tjetër. Fitore ka arritur edhe skuadra e Skënderbeut në transfertën e Besëlidhjes.
Korçarët fituan me shifrat e ngushta 2-1 duke hedhur një hap drejt turit tjetër të Kupës së Shqipërisë. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 10 dhe goli mban firmën e Oto Xhon, i cili realizoi me portën e boshatisur.
Në minutë e 28, vendasit barazojnë me Kamara, i cili realizon një gol shumë të bukur nga distanca. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Fillimi i fraksiionit të dytë të lojës nisi mirë për Skënderbeun që realizoi golin e fitores me Gripshin. Në minutat e mbetura s’ka ndryshim rezultati dhe Skënderbeut arrin një fitore me mjaft vlera duke hedhur një hap të sigurtë drejt kalimit të turit./abcnews.al

