Partizani me trajner të ri, mungon vetëm zyrtarizmi

schedule21:01 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 21:01 - 29 Dhjetor, 2021

Partizani pritet të ketë shumë shpejt trajnerin e ri.

Burime për Supersport konfirmojnë se gjasat më të mëdha janë që skuadra t’i besohet Dritan Mehmetit, aktualisht trajner te Partizani U21, teksa palët janë ulur disa herë për të biseduar për këtë çështje.

Vullneti i drejtuesve të të kuqve është të vazhdohet me Mehmetin deri në fund të sezonit dhe të mos bëhen ndërhyrje të shumta në merkato, teksa një projekt i ri mund të nisë vetëm verën e arshshme.

Në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe prezantimi zyrtar i Mehmetit, që do të drejtojë për herë të parë Partizanin si trajner i parë, pasi më herët ka qenë edhe ndihmës i italiamot Franco Lerda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!