Skënder Gega, trajneri i Kukësit, para ndeshjes me Partizanin ka dalë dhe ka folur për mediat. Tekniku, i cili doli kampion me të kuqtë dy vite më parë, flet për skuadrën e tij dhe sfidën e veçantë me kryeqytetasit.
“Kukësi ka ndryshuar nga fillimi, këtë e tregojnë rezultatet, lojërat dhe pikët. Jemi në momentin e duhur. Çdo gjë ka shkuar në rregull. Duhet të bënim më mirë, por nuk është momenti të kthehemi mbrapa. E kemi bërë analizën. Jemi gati për nesër”.
“Ky është sporti, futbolli. E kam thënë edhe më përpara, kam luajtur kundër vëllait tim me të cilin jetonim në një shtëpi. Edhe me Partizanin nuk është se ndryshon gjë. Do jetë një emocion i veçantë, por jam trajner i Kukësit dhe do bëj të pamundurën të jemi të suksesshëm dhe të marrim atë që meritojmë”.
Sa i takon gjendjes së ekipit, Gega në fund të intervistës u shpreh: “Na është rikthyer Dragoshi, kurse Lulaj është dëmtuar në ndeshjen e fundit me Tiranën. Ai nuk do të jetë kundër Partizanit, pjesa tjetër janë gati për lojë”. /abcnews.al