Partizani konfirmon trajnerin, Orges Shehi ulet në stolin e të kuqve në janar 2024

schedule17:28 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 17:28 - 23 Dhjetor, 2023

Gjithçka kishte mbetur në ajër.

Tashmë, nuk ka më enigma për të ardhmen e stolit të Partizanit, pasi trajneri aktual i bëri një konfirmim atij që do të vijë.

Arbër Abilaliaj, teknik i konfirmuar nga presidenti Demi, njëkohësisht drejtor sportiv i të kuqve, nuk la dyshime për ardhjen e Orges Shehit.

Shehi ishte trajner i Tiranës për më shumë se dy sezone, ndërsa fitoi gjyqin me klubin bardheblu për të qenë i lirë për të zgjedhur vazhdimin e karrierës.

Pasi konfirmoi gjithçka për Shehin, Abilaliaj foli edhe për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Erzenit.

Partizani është në vend të dytë në Superligë me 32 pikë ndaj 37 të Egnatias./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!