Këtë të shtunë do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 27 të kategorisë superiore. Partizani do të luajë në shtëpi ndaj Luftëtarit që i eleminoi nga Kupa e Shqipërisë, ndërkohë që Kukesit udhëton në transfertën e Kastriotit. Sfidë mjaft e bukur do të zhvillohet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës ndërkohë që Laçi pret në shtëpi Teutën.
Të shtunën do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e Partizanit do të presin në shtëpi Luftëtarin e trajnerit Ahmataj. Të kuqtë vijnë në këtë duel pas humbjes në Kupe pikërisht ndaj gjirokastritëve, ndërkohë që në ndeshjen e kaluar në kampionat barazuan përballë Kukësit. Partizani është lider në sezonin aktual dhe udhëheq kampionatin me 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Një fitore ndaj bluzinjve do ta ndihmonte shumë skuadrën e trajnerit Gega të afrohej me titulluin kampion. Kukësi do të udhëtojë në transfertën e Kastriotit. Një ndeshje e kalueshme në letër për verilindorët që vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë. Për verilindorët është një ndeshje delikate pasi krutanët kërkojnë pikët e mbijetesës, por gjithsesi janë favoritë në letër.
Skuadra e Tiranës do të udhëtojë në transfertën e Flamurtarit. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat sa i përket objektivave sezonalë. Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët për të shpresuar tek ndalesa e Teutës pasi objektivi është vendi i tretë që të kualifikon në Kupat e Europës. Ndërkohë që Tirana e sheh veten 6 pikë më shumë se Kastritoti që është në zonën e ftohtë dhe rreziku është prezent. Bardheblutë kërkojnë rikthimin në kampionat pas barazimit dramatik ndaj Laçit fundjavën e kaluar.
Kurbinasit do të sfidojnë në shtëpi skuadrën e Teutes. Laçi pozicionohet në vendin e 5 në tabelë, 5 pikë larg zonës së Europës dhe një fitore ndaj Teutës do të hapte garën për vendin e tretë. Ndërkohe që Teuta që ka humbur shpresar për titullin kampion, kërkon të blindojë vendin e tretë. /abcnews.al