Partizani harron Tiranën dhe mendon për Teutën

schedule18:45 - 2 Tetor, 2018

schedule 18:45 - 2 Tetor, 2018

Partizani e ka zhvendosur vëmendjen nga fitorja në derbi, pasi do të luajë një tjetër sfidë të fortë të Superligës. Kryeqytetasit shkojnë këtë mesjavë në fushën e Teutës.

Është shumë bukur kur del në konferencë pas një fitoreje. Sidomos kur e bën këtë në derbi. Partizani ka të drejtë të shijojë ditët e qeta dhe në ambient të shkëlqyer rreth e rrotull, në vijim të suksesit ndaj Tiranës, por trajneri Skënder Gega për fat ka pjekurinë e duhur për të bërë paralajmërimin.

Skënder Gega, trajner i Partizanit: “Pas një ndeshje derbi në fund fare 3 pikë kemi marrë, nuk kemi marrë më tëpër. Por ka qnë një histori që ka fol për derbin dhe atmirësisht e kaluam me sukses. Kjo është një ndeshje e radhës që duhet ta marrim po aq seriozisht sepse kemi qëllimet tona, objektivat tona.”

Tirana mbeti prapa, por sfida e radhës në Superligë është në fushën e një kundërshtari tepër të fortë si Teuta.

“Unë e pashë ndeshjen me Durrësin, Teuta-Skënderbeu, një ndeshje shumë e mirë, unë mendoj se e meritoi fitoren. Është një ekip shumë i mirë, ka një grup shumë të mirë futbolli dhe do të jemi gati që të përgjigjemi.”

Një nga ish-lojtarët e njohur të Partizanit, Adnan Ocelli, nuk e quan ekipin për titull.

“Nandi është pjesë e historisë, si shumë ish-a të tjerë dhe në prizmin e tij e sheh dhe mund të ketë edhe të drejtë secili ka perceprimin e vet. Ne jemi modestë, jemi nerëz që duhet të punojmë nëpërmjet punës. Jo vetëm dëshira që ti bashkojmë të gjitha bashkë. Patjetër që ka të meta, kampionati është shumë i ngjeshur, shumë i fortë dhe shumë ekipe pretendente. Ne jemi një nga ato.”

Ja edhe Ardit Hila, ish-lojtar i Teutës, që do të luajë përballë durrsakëve.

Ardit Hila, futbollist i Partizanit: “Është një ndeshje e veçantë për mua pasi kam kaluar 3 vite shumë të mira tek Durrësi. Mendoj se nëse shënoj nuk do festoj për respekt të këtij ekipi.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!