Partizani-Egnatia në finalen e Superkupës, FSHF hedh në treg biletat e sfidës

schedule14:36 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 14:36 - 8 Dhjetor, 2023

Të mërkurën e 20 dhjetorit, “Rrogozhinasit” e Egnatias do të “përplasen”, me “Demat e Kuq” të Partizani, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, në përballjen e vlefshme, për finalen e Superkupës së Shqipërisë, me “zijeshilët” që luajnë për herë të parë, në historinë e tyre, një përballje të tillë.

Në kuadër të kësaj sfide, mesditën e kësaj të premteje, Federta Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat, të cilat variojnë nga 500 lekë në 5000 mijë lekë dhe se biletat mund të blihën në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online: https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.

Çmimet e biletave: