Partizani e huazon sërish, sulmuesi transferohet në Kategorinë e Parë

schedule12:01 - 31 Janar, 2020

schedule 12:01 - 31 Janar, 2020

Sulmuesi brazilian i Partizanit, Lucas Cardoso, është huazuar sërish. Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar te Drita në IPKO Superliga, sulmuesi u rikthye në fillim të muajit janar te “Demat”, por sërish nuk i janë premtuar minuta.

Si pasojë, 25 vjeçari ka vendosur të huazohet sërish, kësaj radhe brenda territorit të Shqipërisë. Sulmuesi ka kaluar te Besa e Kavajës, në Kategorinë e Parë.

Cardoso iu bashkua “Demave të Kuq” në janarin e vitit 2018, ku u transferua nga ekipi maqedonas, Pelister./abcnews.al

 

Lucas Cardoso kur u prezantua si futbollist i Partizanit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!