Me përjashtim të Elbasanit, asnjë nga ekipet e pesë vendeve të sipërme nuk ia doli të fitonte.
Partizani ishte ai që mund të thuhet se bëri “dhuratën” e fundit, duke mos thyer Bylisin në “Arenën e Demave” në kryeqytet, në sfidën e javës së 32-të të Superligës.
Barazim 1-1, që lë me shpresë mallakastriotët për të mbijetuar duke qenë në pozita të njëjta me Tiranën e Vorën.
Miqtë nga Ballshi shënuan të parët me anë të Ferreirës që në minutën e dytë, por të kuqtë barazuan shpejt.
Që në 19’, Iskandarli fiksoi shifrat 1-1, pasi për vendasit u akordua një 11-metërsh.
Më pas, Partizani bëri më shumë në pjesën e parë, edhe pse pa shënuar.
Pas pushimit, Bylisi u ndihmua nga kartoni I kuq për Ismailit të të kuqve që ndaloi topin me dashje me dorë, duke ndërprerë një aksion të rrezikshëm.
Në epërsi numerike, ballshiotët ia dolën të kontrollonin lojën, edhe pse jo që të fitonin, që do të kishte qenë një mrekulli.
Në fushë pati edhe tension, kartonë, dhe një pretendim në fund nga Partizani për penallti, por që nuk u konsiderua.
Pas këtij barazimi u mbyll java e 32-të e Superligës dhe Partizani ka 45 pikë po aq sa Dinamo e vendit të katërt, pra lufton ende për plej ofin dhe për Europën.
Bylis ka 32 pikë, barabar me Tiranën e Vorën, ndërsa vetëm Flamurtari është I fundit me 29 pikë.


