Partizani dhe Kukësi arritën fitore të rëndësishme në këtë javë të Superligës shqiptare. Kryeqytetasit dominuan në fushën e Laçit, ndërsa kampionët patën fat ndaj Kamzës.
Shpesh është folur për transformimin thuajse të plotë të kësaj skuadre, dhe sërish të vjen të flasësh sërish.
Partizani ka javë që është kthyer në lajmin e parë në Superligën shqiptare për shkak të fitoreve dhe ngjitjes së rrufeshme në tabelën e renditjes, diçka që vazhdoi edhe në fushën e Laçit.
Përballë ekipit që I kishte mundur tri herë në tri ndeshje të luajtura, kryeqytetasit ia dolën me shifrat 3-0, duke u hakmarrë për gjithçka.
Formacioni I drejtuar nga trajneri Klevis Dalipi pati epërsi dhe e konkretizoi atë me 3 golat e shënuar pas pushimit.
Braziliani Kardozo, pastaj Abdurrahimi dhe në fund Progni ishin autorët e rrjetave që e ngjitën Partizanin të vetëm në vendin e tretë në renditje, pra në zonën që të kualifikon për në Ligën e Europës.
Të kuqtë fituan duelin ndaj një rivali direkt dhe do të jenë në kupat kontinentale edhe nëse Skënderbeu nuk dënohet.
Kjo ishte fitorja e katërt në pesë takimet e fundit, diçka që e ndihmoi ekipin nga kryeqyteti të ngjitej nga vendi i 7-të në të tretin.
Partizani synon edhe më shumë dhe pikërisht kualifikimin për në Champions.
Kjo mund të ndodhë nëse arrihet vendi I dytë dhe nëse Skënderbeu përjashtohet nga Europa, siç është edhe dënimi I UEFA-s.
Gjithsesi, në Champions për momentin është Kukësi, kur kanë kaluar 28 javë nga Superliga.
Kampionët në fuqi patën shumë fat në fushën e Kamzës, duke fituar një ndeshje që fare mirë mund ta kishin humbur.
Vendasit goditën dy herë shtyllat, por Kukësi realizoi golin e vetëm të takimit, me brazilianin Kale, duke pasur 51 pikë në renditje, 6 më shumë sesa Partizani./abcnews.al