Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partizani”, Arben Meçe: Sali Berisha përfitues i drejtpërdrejtë i kësaj afere

schedule21:10 - 30 Qershor, 2025

schedule 21:10 - 30 Qershor, 2025

TIRANË- Analisti Arben Meçe u shpreh në “Real Story” se çështja “Partizani” nuk është një çështje pronësie, por një mekanizëm i pastrimit të parave.

Ai theksoi se ky mekanizëm është zbuluar nga SPAK dhe është provuar se Sali Berisha është përfitues i drejtpërdrejtë i kësaj aferë nëpërmjet vendimmarrjeve të qeverisë.

Çështja partizani nuk është çështje pronësie, por pastrim parash nga Jamarbër Malltezi.

“Është dokumentuar mekanizmi i pastrimit të parave. Përfituesi i kësaj vendimmarrje, Sali Berisha në këtë rast nuk goditet si kryeministër, nuk goditet si VKM, por goditet si përfitues i drejtpërdrejtë i gjithë kësaj afere nëpërmjet vendimmarrjeve të qeverisë.

Pra është identifikuar Sali Berisha si përfitues dhe jo si një person që ka firmosur VKM, por pastaj të del se të gjithë këtë VKM janë bërë për përfitime, por SPAK është dokumentuar përfitimi”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!