E premtja është dita e dhjetë dhe e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pesë kandidatë për kryeministër dhe mbi 1000 kandidatë për deputetë nga 25 subjekte politike kanë udhëtuar në çdo cep të vendit duke shpalosur programin e tyre dhe duke kërkuar që t’u jepet besimi për të drejtuar vendin.
Sot partitë politike dhe kandidatët për kryeministra do të mbajnë takime të tjera, si dhe tubimet përmbyllëse. Partitë politike kanë zgjedhur qytete të ndryshme për apelin e fundit ndaj votuese. Ndërkohë gjatë ditës presidenti i Hashim Thaçi është takuar me kryetaren e KQZ-së Valdete Daka. Kreu i shtetit e ka falenderuar për punën e bërë ndërkohë që ka bërë apel për zgjedhje të lira dhe gjithëpërfshirëse. Daka u bëri apel të gjithë komisionerëve dhe subjekteve politike të mos shkaktojnë ndonjë parregullsi, pasi në rast të kundërt do të shkojnë në ndjekje penale.
Votimi me postë përfundon të shtunën, dhe burime zyrtare bëjnë të ditur se deri tani kanë mbërritur 8 mijë fletëvotime nga Diaspora. /ABC news Albania 24/7