TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” komentoi mitingjet e dy partive kryesore, të cilat po mbajnë në këto momente takimin përmbyllës me elektoratin e tij.
Ai theksoi se ka një veçori te kjo fushatë, e cila përgjithësisht ka qenë e qetë.
Kjo shtoi ai tregon se Shqipëria është më e emancipuar pasi nuk pranon ulërimat dhe bërtitjet nëpër sheshe.
Ai u shpreh se mitingjet me karrige tregojnë se fushata është e qetë.
“Shqipëria është më e emancipuar dhe nuk do të dëgjojë pasthirrma, stres dhe ulërima.
Kalorësit janë më të lodhur, nga mosha dhe stazhi i gjatë politikë.
Këto format që shohim sonte janë. Këto janë mitingje ulur. Ndodhemi në situate ku elektorati e ka ndarë mendjen. Fushatë e qetë”, tha ai./abcnews.al