Frans Timmermans është zgjedhur nga Partia Socialiste Evropiane si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Komisionit të BE-së. Sondazhet tregojnë se ai nuk ka shumë shanse të pasojë kreun actual Jean Calude Juncker.
Holandezi Frans Timmermans zyrtarisht është Spitzenkandidat i Socialistëve Evropianë, kandidati për udhëheqjen e Komisionit Evropian në zgjedhjet e majit. I vetëm në garë pas tërheqjes së sllovakut Maros Sefçoviç në fillim të nëntorit, ish ministri i jashtëm holandez 57 vjeçar u propozua me shumë entuziazëm si një “kandidat i përbashkët” nga delegatët në Kongresin e 11-të PSE në Lisbonë.
“Unë jam i vetëdijshëm për barrën mbi shpatullat e mia, por me këtë familje pas meje nuk mund të gaboj”, tha Timmermans, duke folur pas udhëheqësve socialistë, maltezit Joseph Muscat, spanjollit Pedro Sanchez dhe portugezit Antonio Costa. Sfida nuk është e thjeshtë, sipas sondazheve që qarkullojnë.
Grupi i dytë në Parlamentin Europian pas Partisë Popullore Evropiane, Social Demokratët mund të fitojnë 140 vende kundër 183 të PPE-së, ndërsa faktori i panjohur varet nga rezultati që populistët do të arrijnë. Shumica që duhet për të zgjedhur kandidatin e tyre në drejtim të KE është 353 vota. Në garën për pasuesin e Jean-Claude Juncker si kreu i Komisionit, Timmermans do të duhet të sfidojë gjermanin Manfred Ëeber, kreun e PPE-së, i cili nuk e ka braktisur këtë pozitë që nga viti 2004.
Me rastin e zgjedhjeve evropiane të vitit 2014, u vendos i ashtuquajturi sistemi “Spitzenkandidaten”, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Kandidati për President i KE-së, i cili do të votohet nga Parlamenti Evropian, do të paraqitet nga partia politike evropiane fituese, siç ishte rasti për zgjedhjen e Juncker. Parlamenti Evropian është shprehur disa herë në favor të kësaj praktike dhe ka prezantuar sistemin e liderëve kandidatë: secila parti politike evropiane paraqet një kandidat për president të Komisionit dhe partia që merr më shumë vota në zgjedhje mund të propozojë Kandidatin final nga Parlamenti për këtë pozitë. /abcnews.al