Partia Socialiste dominon në 6 bashki në qarkun e Fierit, Subashi kryeson bindshëm

schedule09:31 - 15 Maj, 2023

schedule 09:31 - 15 Maj, 2023

Janë numëruar 116 kuti nga 224 në total në qytetin e Fierit. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se Partia Socialiste me Armando Subashin dominon me 18354 vota, duke lënë pas Evdar Kodhelin nga koalicioni Bashkë Fitojmë me 5043 vota dhe Eriselda Çelajn nga Partia Demokratike me 2924 vota.

Ndërkohë, Bashkinë Patos janë numëruar 36 nga 48 qendra votimi në total. Fation Duro i PS vijon i pacënuar drejt fitores me 5729 vota, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 1984.

Edhe në Bashkinë Divjakë kryeson PS. Kur janë numëruar 23 nga 67 kuti, Josif Gorra i PS kryeson me 2975 votave përballë Aurela Malkos të ‘Bashkë Fitojmë’ me 2477 vota

Në Lushnje janë numëruar 125 kuti nga 156 në total, ku kandidatja socialiste, Eriselda Sefa ka 17686 vota, duke lënë pas Eduart Sharkën e ‘Bashkë Fitojmë’ me 10507 vota.

Në Bashkinë Roskovec janë numëruar 31 nga 39 kuti në total. Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi kryeson me 53.20 % përkundrejt 46.80 % të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, janë numëruar 22 kuti nga 50 në total dhe kryeson kandidati socialist Qerim Ismailaj kryeson me 2899 vota kundër Agron Kapllanajt të Partisë Demokratike me 2376 vota. Sakaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj ka marr vetëm 365 vota./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!