Partia e Merkel shtyn kongresin e 4 dhjetorit për zgjedhjen e liderit të ri

schedule12:24 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:24 - 26 Tetor, 2020

Komiteti ekzekutiv i partisë demokristiane të kancelares gjermane Angela Merkel (CDU) ka vendosur të shtyjë kongresin e planifikuar për të zgjedhur një udhëheqës të ri më 4 dhjetor, sipas burimeve brenda CDU për Reuters.

Komiteti ekzekutiv votoi unanimisht në favor të një propozimi nga udhëheqësja e partisë Annegret Kramp-Karrenbauer për të vendosur më 16 janar nëse do të jetë e mundur të mbahet takimi me 1,001 delegatë në mes të pandemisë së koronavirusit.

Nëse situata për shkak të pandemisë vazhdon të jetë ende e paqartë, partia do të duhet të marrë në konsideratë mbajtjen e një kongresi virtual dhe të lejojë që delegatët të votojnë me postë.

Merkel, në pushtet që nga viti 2005, ka thënë se ajo nuk do të kërkojë rizgjedhjen në zgjedhjet federale deri në tetor 2021. Kramp-Karrenbauer tha në shkurt se nuk dëshironte të ishte pasuese e Merkel dhe se preferonte të ishte udhëheqëse e CDU.

Deri më tani, Armin Laschet, kryeministri i shtetit perëndimor të Nordrhein-Westfalen, rivali  i Merkel dhe eksperti i politikës së jashtme Norbert Roettgen do të kandidojnë për kryetar.

Laschet, i cili pretendon të jetë pasues i Merkel, kishte propozuar shtyrjen  e kongresit të partisë, duke thënë se CDU nuk mund të justifikonte mbajtjen e një konference në një kohë kur rastet me koronavirus janë në rritje.

Merz ka shprehur se është kundër shtyrjes së kongresit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!