Partia e Lirisë do të kandidojë e vetme në zgjedhjet e 2025? Flet Brahimllari: Nuk vendosim kushte, PD është në një proces të brendshëm

schedule13:40 - 27 Mars, 2024

schedule 13:40 - 27 Mars, 2024

Sekretari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka deklaruar në “Tirana Live” se nuk një luftë të ftohtë me Gazmed Bardhin. Ai ka thënë se janë pjesë e një aksioni të përbashkët opozitar dhe Partia e Lirisë është koherente me qendrimet e saj.

Sakaq, ai ka theksuar se nuk janë kundër bashkimit opozitar dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, por nuk ka marrë ende një vendim

Opozita ka humbur shumë për sa i përket problemeve të brendshme. Investimi i Edi Rama ka qartasi për ta futur opozitën për një përccarje të brendshme. Opozita ka vazhduar me mesazhin e saj.

“Ne kemi qene pjesë e federatës, me zotin Vasili dhe zonjës Xhixho, pasi Zoti Meta atë ditë ka qenë në të njëjtën orë në një takim për të shpjeguar skemën e pensioneve, ne e mbështesim bashkimin opozitar. Jemi pjesë e një aksioni të përbashkët opozitar, nëse PL ka një mendim të ndryshëm, kjo nuk do të thotë që ne jemi kundër bashkimit opozitar.

Nuk besoj që ne ecim në kahe të kundërt, por ka një element që na bashkon keqqeverisja dhe Edi Rama.

PL ka një vendim të saj, që do të marri pjesë në zgjedhjet e ardhshme, ashtu sicc mori pjesë në zgjedhjet lokale. Por do të konfigurohet se cili do të jetë vendimi i duhur.  Ajo cc’ka PL apelon është bashkimi kundër Edi Ramës. PL nuk vendos kushte. Por PD është në një proces të brendshëm.

Ne jemi pjesë e një aksioni opozitar, sigurisht që është shumë herët për të marrë vendime, por sigurisht që jemi kundër Edi Ramës.

Ne jemi pjesë e një aksioni opozitar. Ne e kemi ndarë mendjen. Është qartazi e dukshme. Ajo që ne urojmë dhe shpresojmë është që opozita t’i ketë kaluar problemet e saj të brendshme”./abcnews.al