“Parregullsi gjatë procesit”, Alimehmeti u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

schedule14:54 - 14 Maj, 2023

schedule 14:54 - 14 Maj, 2023

Drejtuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se ka pasur parregullsi gjatë procesit të votimit.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Si pasojë, Alimehmeti i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

Fjala e plotë të Alimehmetit:

Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë.

E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni. Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht.

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!