“Parmixhano, pica dhe karbonara janë amerikane”, akademiku italian befason me deklaratën

schedule09:23 - 28 Mars, 2023

schedule 09:23 - 28 Mars, 2023

Një profesor i historisë së ushqimit në Universitetin e Parmës pohoi gjithashtu se tiramisua dhe panettonet ishin receta relativisht të reja dhe se shumica e italianëve nuk kishin dëgjuar as për pica para viteve 1950, raportoi Guardian.

Ky akademik njihet për deklaratat e guximshme për ushqimin italian, veçanërisht për shoqatën më të madhe të fermerëve italianë Coldiretti, të cilën qeveria në Romë ka aplikuar së fundmi për trashëgimi kulturore jomateriale në UNESCO.

Ai pretendon se amerikanët shpikën carbonara, dhe se panettonet dhe tiramisuja janë produkte të reja komerciale, dhe kjo shkon deri aty sa për djathin parmixhano dhe atë të prodhuar në Wisconsin në SHBA, etiketat “Made in Italy” janë të rreme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!