Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku thekson se parlamentet duhet të kenë një rol kyç në procesin e integrimit. Duke folur në konferencën mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Tabaku shtoi se ky proces duhet të lëvizë përtej letrës dhe të jetë më praktik për qytetarët.
“Ne diskutojmë për tregun e përbashkët rajonal dhe iniciativa në këtë treg por duhet të lëvizim te ajo ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka kohë që thotë, integrimi përpara anëtarësimit. Sepse ky proces i gjatë, që ka qenë dhe ndoshta pak i lodhshëm për qytetarët e vendeve tona, ka nevojë që të lëvizë përtej letrës.
Duhet ta bëjmë praktik për qytetarët. T’i vendosim njerëzit në qendër të këtij procesi dhe jo politikën. Dhe shpresoj që parlamenti i Shqipërisë shtroi me këtë takim të parë që ne do ta vijojmë në Berlin muajin tjetër, të jetë vetëm i pari dhe jo vetëm një akt. Një takim apo një konferencë.
Por të jetë pjesë e një procesi integral, ku të gjithë ne të bëjmë diçka pavarësisht opozitë apo qeveri, pavarësisht se ku jemi sot apo ku do jemi nesër, për të ndryshuar realitetin e vendeve tona.”, u shpreh Tabaku./abcnews.al

