Parlamenti në seancë, Petro Koçi: PD po bën përpjekje për luftë civile!

schedule10:32 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:32 - 17 Tetor, 2024

Deputeti Petro Koçi në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar PD se po bën përpjekje për luftë civile.

“Kjo është një luftë për të mbrojtur PD e Sali Berishën, nuk ka lidhjen me politikën e duarve të pastra, por për duart e pista të opozitës. Këta duan luftë civile”, tha Koçi.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij ka ndërhyrë deputetja Albana Vokshi, e cila ka akuzuar se Parlamenti është kthyer në një burg të sigurisë së lartë.