Parlamenti në seancë, nis me debate mes opozitës dhe kryeparlamentares

schedule10:22 - 14 Nëntor, 2024

schedule 10:22 - 14 Nëntor, 2024

Ka nisur seanca plenare në Kuvendi e Shqipërisë. Seanca ka nisur me debate mes opozitës dhe kryeparlamentar.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka tërhequr vëmendjen ndërsa ka theksuar se nuk mund të përdoret Kuvendi për të nëpërkëmbur dinjitetin e askujt.

“Nuk mund të përdoret ky mikrofon dhe foltore për të nëpërkëmbur dinjitetin e askujt s’mund ta përdorni si armë këtë mikrofon. Për personalitetet e këtij vendi ka parashikime rregullorja”, është shprehur Spiropali.

Nga ana e tij Gazment Bardhi ka reaguar me akuza ndaj mazhorancës. Bardhi ka nënvizuar se Komisioni Hetimor është penguar që të bëjë punën.

“Nuk e kishte për kryeministrin por për Beqajn, ti duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person I paraburgosur që ruhet sipas një ligji të posaçëm dje lëvizte i lirë në ambientet e kryesisë”, ka thënë Bardhi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!