Parlamenti libanez do të mblidhet më 9 janar për të zgjedhur presidentin e Republikës

schedule13:20 - 28 Nëntor, 2024

schedule 13:20 - 28 Nëntor, 2024

Parlamenti libanez do të mblidhet më 9 janar për të zgjedhur një president të Republikës në vendin ku posti ka mbetur vakant për më shumë se dy vjet, njoftuan mediat zyrtare.

Njoftimi vjen një ditë pasi një armëpushim hyri në fuqi që i dha fund luftës midis Izraelit dhe grupit të fuqishëm pro-iranian Hezbollah.

“Kryetari i Dhomës Nabih Berri thërret deputetët në një mbledhje për të zgjedhur një president të Republikës më 9 janar”, njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve ANI.

Që nga mbarimi i mandatit të Presidentit Michel Aoun më 31 tetor 2022, dallimet mes Hezbollahut të fuqishëm, i cili është gjithashtu një parti politike, dhe rivalëve të tij kanë penguar zgjedhjen e një kreu të shtetit, pasi asnjëri nga kampet nuk ka shumicën në parlament.

Por drejtuesi i Hezbollahut, Naim Qassem, i cili pasoi Hassan Nasrallah, që u vra në një sulm izraelit në fund të shtatorit, premtoi në një fjalim më 20 nëntor “një kontribut efektiv në zgjedhjen e presidentit”.

Dje, të mërkurën, kryeministri Najib Mikati shprehu shpresën se marrëveshja e armëpushimit do të hapte “një faqe të re” në historinë e Libanit dhe bëri thirrje që një president të zgjidhet shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!